Kush qendron mbrapa fotografisë së rreme, Prokuroria flet për intervistimin e Flora Brovinës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka mbajtë nji konferencë për media lidhun me intervistimin e Flora Brovinës për fotografinë e postueme gjatë ditës së djeshme.

Prokurorja Speciale e rastit, Drita Hajdari, ka thanë se Brovina ka deklarue në Prokurori se foto asht nga viti 2003.

“Sot është intervistuar zonja Brovina. E kam intervistuar unë personalisht për publikimin e fotos. Ajo ka deklaruar se fotoja në fjalë është nga viti 2003, ajo thotë se ka ardhur në posedim të kësaj fotoje përmes disa aktivistëve të Gjakovës, thotë se i ka besuar kësaj fotoje dhe ka vendosur ta publikojë”, ka thanë ajo.

Hajdari po ashtu ka thanë se Brovina këtë rast nuk e kishte raportue ma herët në Prokurori.

Hajdari ka shtue se intervistimi i Brovinës asht vetëm nji hap hetimor, dhe se në të ardhmen do të ndërmerren edhe hapa të tjerë.

“Ajo ka thënë se nuk e ka raportuar këtë rast në Prokurori. Po ashtu, ajo ka shprehur një shqetësim me daljen e informatave që kjo foto mund të jetë nga lufta e Irakut dhe se ajo nuk ka një njohuri të tillë. Intervistimi i Brovinës është vetëm një hap hetimor, neve na mbeten edhe disa veprime hetimore për të ndërmarrë për një rezultat. Ne për çdo veprim do iu mbajmë në informim sepse ju i keni ndihmuar shumë prokurorisë për ndërmarrjen e veprimeve hetimore”, ka thanë Hajdari.

Po ashtu pokurorja ka thanë se Brovina në prokurori ka deklarue se nuk i kujtohet emni i personit që ia ka dhanë fotografinë.

“Ajo thotë që nuk i kujtohet emri, dhe që personi e ka thirë përmes telefonit, dhe që zarfin ia ka dorëzu një aktiviste nga Gjakova e cila do të intervistohet në ditët në vazhdim”, ka ba të ditun ajo.

Brovina po ashtu u ba e ditun se në Prokurori ka deklarue se nuk e din kush asht viktima.

Shperndaje në: