Kjo asht kosovarja që jau mori zvicranëve mija franga tue u paraqitë si mjeke (foto)

36 vjeçarja me prejardhje nga Kosova, Ilire Kozhani, asht arrestue dje nga Policia e Zvicrës mbas akuzave se tue u paraqitë si mjeke, jau kishte marrë mijaa franga fqijve të saj dhe pacientëve.

Arrestimin e saj e ka konfirmue edhe pkryeprokurori i kantonit të Schaffhause, Andreas Zuber, i cili tha gjithashtu se Policia ka bastisë shtëpinë e saj.

Shkrimi i plotë:

Ilirja ka lindur në Biel/Bienne të Zvicrës. Nga viti 2013 ajo jeton në Cyrih, aty ku derisa i pa policët në shtëpi u prezantua si mjeke, raporton Insajderi.

Kosovarja që kur ishte vendosur në Cyrih, pretendonte se ishte specializuar në studimet e mjekësisë dhe se po punonte në spitalet e Schaffhausen.

“Personi i përmendur nuk ishte i punësuar në spitalet Schaffhausen. Dokumentet e dyshuara nga spitalet Schaffhausen janë të njohura për ne. Ato janë të falsifikuara”, thotë zëdhënësja e spitalit Lisa Dätwyler.

Një nga viktimat e Ilires është edhe fqinji i saj, Georg G.*, të cilit ajo ia kishte marrë 212 mijë franga. Në mars 2019, ai e denoncoi në policinë e Schaffhausenit Iliren për mashtrim komercial dhe falsifikim dokumentesh.

Mjekja e dyshimtë thuhet se e ka mashtruar të paktën edhe pesë persona tjerë, duke përfshirë edhe pacientët, të cilëve u kishte marrë shuma të mëdha parash. Disa prej tyre për “20 minuten” përmes telefonit konfirmuan se Ilirja u kishte marrë para borxh, por nuk donin të tregonin detaje të mëtejshme.

Ajo madje akuzohet për mashtrim edhe nga ish i dashuri i saj, Arian K.

Kontratat e blerjes: Ilirja pretendoi se kishte shitur një pronë të trashëguar me vlerë 2.8 milionë euro tek Herbert Stocker, drejtori i Bankës Reiffeisen, siç pretendonte ajo. Por kontrata e blerjes doli të jetë e falsifikuar: Reiffeisen nuk e njihte Gerbert Stockerin.

Doktoratura: Një dokument i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Cyrihut tregon se kosovarja është doktorante e mjekësisë. Por Universiteti i Cyrihut ka konfirmuar se diploma ishte falsifikuar.

Certifikata e përshtatshmërisë: Një vërtetim nga Universiteti i Cyrihut konfirmon se në vitin 2000, Ilirja është pranuar në fakultetin për studimin e mjekësisë humane. Universiteti i Cyrihut konfirmon se ky dokument është gjithashtu i falsifikuar. Ajo kurrë nuk kishte qenë e regjistruar në Universitetin e Cyrihut.

Një nga pacientët të cilët e kishin takuar ‘doktoreshën’ gjatë praktikës, është edhe 81 vjeçari Ronald K.*. Ai thotë se Ilirja i erdhi në shtëpi për t’i kërkuar para. “Ajo pretendoi se nëse nuk ia jap paratë, do të shkonte në burg”. Kështu ai ia dha asaj 16 mijë franga.

Regjistrimi si mjeke: Në Teramed, platformën e bashkësisë për asistentë mjekësorë dhe mjekë, ajo regjistrohej si “Dr. med.”

Një vit më parë, Ilire Kozhani gjatë një interviste për albinfo.ch, ku prezantohej si mjeke e suksesshme, tregonte me krenari për identitetin e saj shqiptar.

“Asnjëherë nuk jam ndarë nga identiteti kulturor shqiptar edhe pse kam lindur dhe jam rritur këtu”, thoshte Ilirja.

“Nuk ndodh ndonjëherë që një javë të mos luaj me çifteli”, thoshte ajo.

Për pretendimet e bëra nga Georg G*. Prokuroria aktualisht janë duke i hetuar nga autoritetet kriminale. Për Iliren është aplikuar prezumimi i pafajësisë. /Insajderi.com

Shperndaje në: