Mevlyde Mezini-Saraçi ka me padit Flora Brovinën për shpifje

Ish-deputetja Mevlyde Mezini-Saraçi ka paralajmërue padi ndaj deputetes Flora Brovina.

Sot gjatë ditës, deputetja e PDK’s, Flora Brovina, tha se ish-deputetja Mezini-Saraçi bashkë me nji person tjetër ia kanë dhanë në vitin 2003 fotografinë që ajo dje e ka shfaqë në Kuvend.

Mezini-Saraçi ka thanë se emni i saj asht keqpërdorë mbasi ajo nuk asht në dijeni për egzistencën e fotografisë.

“Unë nuk po i shpalli luftë askujt, vetëm se kërkoj të drejtën time”, ka thënë Mezini-Saraçi para medieve. Nuk e pranoj përcjelljen e pafajësisë si fajësi për të dhënë dëshmi për një fotografi që nuk e njoh dhe nuk e kam parë kurrë. Unë besoj në drejtësi dhe do ta kisha çuar në Prokurori atë fotografi. Unë ju kërkoj falje të gjithë atyre që e kanë përjetuar këtë rast. Emri im është keqpërdorur. Unë nuk e di a e ka bërë me qëllim, por emri është përdorur gabimisht. Unë do të shkoj të jap deklaratë në polici, të cilët më kërkuan të hënën në mëngjes të paraqitem në polici. Patjetër do ta padisë, kjo është shpifje kundër një ish-deputeteje, dhe një gruaje që është marrë gjithë jetën me Kosovën”, ka thanë ajo në konferencën e thirrun për media.

Shperndaje në: