Veseli: Me pasë dijtë për fotografinë, s’kisha me lejue Serbinë m’u kënaq me nji gabim të tillë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ripërsëritë se nuk ka pasë dijeni për fotografinë që deputetja Flora Brovina e ka publikue dje.

“A mendoni se 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës janë fëmijët e mi dhe secili prej tyre vjen tek unë? A mendoni se do ta lejoja Serbinë dhe kundërshtarët e popullit tonë të kënaqen mbi një gabim të tillë?”.

“Ka ndodhur një gabim i cili është i madh dhe i rëndë, por nuk duhet të na çorientojë nga qëllimi ynë që është ngritja e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë”.

“Ky është mesazhi im edhe sot. Nuk ka forcë që mund të na ndalë – do të krijohet Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin që shteti serb ka kryer në Kosovë”.

“Ka ndodhur një gabim që më së shumti na ka kushtuar neve, por nuk do të ndalemi për faktin se gabimet nuk mund të na ndalin”.

“Ka mundur edhe të mos ndodhë”.

Shperndaje në: