Veseli zbulon çka i tha Flora Brovinës te foltorja kur ia pa nji letër në duer

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në nji konferencë për media ka folë edhe për konsultimin që kishte pasë me deputeten Flora Brovina te ulësja e kreut të Kuvendit, para se me u publikue fotografitë.

Veseli ka thanë para gazetarëve se dje në Kuvend ka pa nji person të ngarkuem shumë emocionalisht.

Derisa, ka shtue se askush nuk duhet me linçue deputeten Brovina për këtë veprim.

“Po ka ardhur te Foltorja. E kam parë një njeri shumë të ngarkuar emocionalisht. Është fat i mirë që ka incizime. Ka ardhur me një letër që e mbante me fanatizëm. I kam kërkuar me mirëkuptim që mos ta lexojë në Kuvend. I kam thënë se është shumë e rëndë. Më tutje ka ndodhur historia. Xhirimi ka qenë live, i kam kërkuar mos t’i shfaq, të gjitha shihen qartë. Do të kishte qenë më mirë Brovina të më pyeste dy tri orë apo ditë më herët. Ajo s’duhet të linçohet, sepse ka qenë e ngarkuar emocionalisht. Pse s’i shikoni pasojat e këtij gjenocidi serb”, ka thanë Veseli.

Shperndaje në: