Saraçi – Brovinës: Unë nuk kqyri filma pornografikë

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqnisë Civile, Mevlyde Saraçi, asht deklarue për media mbas apostrofimit që ia bani deputetja Flora Brovina lidhun me fotografinë e randë të publikueme dje për dhunimin e nji grueje shqiptare nga ushtarë serbë.

“Asnjë moment nuk kam qenë nënkryetare e komisionit. Puna ime nuk është fusha ime të merrem me gra të dhunuara. Në asnjë rast në asnjë vend unë nuk kam përdorë zarfe aq më pak gjatë gjithë jetës time nuk jam marrë me filma pornografik dhe unë ndihem shumë e turpëruar për përmendjen e emrit tim ndoshta ka qenë nxitim i zonjës Brovina. Emri im është keqpërdorur”, tha tutje Saraçi.

Shperndaje në: