Shkëmbimi i territoreve, Murati: “Me thanë që u varros ideja e kufijve, i bjen qe u varros mundesia e bashkimit të shqiptarëve të Luginës me Kosovën” (video)

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka qene i ftuem në emisionin “Momentum”.

Fillimisht ai ka komentue fotografine e publikueme nga deputetja e PDK’s, Flora Brovina.

‘Foto te tilla duhen me u paraqite ne Prokurorine e Shtetit, jo ne ate forme”, thekson Murati, ndersa ka shtue se, nuk duhet me i dhane hapsine Serbise qe me u amnistue dhe me çue poshte krejt kete mund qe u ba ne grumbullimin e fakteve te dhunes seksuale te luftes se fundit ne Kosove, shkruen Rrokum.TV

Ne vazhdim Murati ka fole per dialogun me Serbine dhe Samitin e Berlinit, per te cilin thote se as nuk e ka deshperue, as nuk e ka entuziazmue.

“Ne Berlin u ba nji perpjeke qe temat qe kane te bajne me Ballkanin, mos me u ba pjese e fushatave per zgjedhjet ne BE”, thekson ai.

“Merkel dhe Macron nuk pajtohen ne te gjitha çashtjet se si duhet me qene marreveshja Kosove-Serbi, ani pse pajtohen qe dialogu duhet me vazhdue”.

“Nuk duhet me prite qe mundet me pas marreveshje pa qene garant SHBA”, thote Murati.

Simbas Muratit, SHBA ka lejue qe me u hape ideja per ridefinimin e kufijve mes Kosoves dhe Serbise, ndersa thote se, nuk asht varrose kjo ide as mbas Samitit te Berlinit.

Ai ka tregue edhe qendrimin e Levizjes per Bashkim lidhun me kete teme.

“Ne bisedime me Serbine na kane mbete dy probleme, per çashtjen e shqiptareve ne Presheve, Medvegje dhe Bujanoc, dhe per serbet ne Zubin Potok, Lepsaviq dhe Zveçan, pra keto dy çashtje duhen me u trajtue me reciprocitet sa i perket te drejtave te tynem deri aty qe qe me u deklarue per bashkim me Kosove, perkatesisht bashkim me Serbine te tri komunave veriore, pa fut ketu pjesen veriore te Mitrovices, sepse aty duhen me u kthye shqiptaret qe jane debue nga shtepite e tyne”, sqaron ai, shkruen Rrokum.TV

“Pa ndodh kjo, Kosova nuk mundet me u ba shtet funksional, sepse na trashegojme kushtetuten qe del nga Pako e Ahtisaarit, e cila ju jep te drejta te medhaja pakices serbe, dhe keshtu Kosova mbet peng i politikave te Beogradit”, thekson ma tutje ai.

Murati ne vazhdim jep detaje ma te hollesishme per kete qendrim, te cilin mundeni me ndigjue ne emisionin e plote./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

Shperndaje në: