Basha kallxon se çka i kane propozue serbet kur ishte Minister i Jashtem

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklarue për herë të parë se edhe atij, kur ishte Ministër i Jashtëm, i kane propozue prej Serbie, me i ndrrue kufijte.

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo Ministri të Jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar”.

“Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Washingtoni në Londër dhe nga Brukseli në Berlin. Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviqit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të”, ka deklarue Basha./ Top Channel

Shperndaje në: