Garë e fortë për kryetar të LDK në Prizren – Selmanaj flet për Qunin

Garë e fortë pritet me qenë në Degën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. Aktualisht dy kandidatët që kanë shpallë kandidaturat për kryetar janë deputetët; Anton Quni dhe Driton Selmanaj.

Ky i fundit, në nji prononcim për “Indeksonline, ka konfirmue se ka me qenë pjesë e kësaj gare.

Po kam shpreh interesim dhe kam ofruar strukturës së degës. Unë jam njëri prej kandidatëve, kam biseduar me strukturat”, ka tha ë ai.

Ma tej, Selmanaj ka folë edhe për kundërkandidatin e tij, Anton Qunin. Simbas tij, ma e randësishmja e kësaj gare asht angazhimi maksimal i gjitha strukturave të LDK’s në këtë proces.

Ndihem i nderuar që përballë meje është një person me vlerat që i ka Anton Quni. Ne do të bëjmë një garë shumë fer, një angazhim krejtësisht lojal ndaj njëri tjetrit dhe partisë. Pastaj janë strukturat ata që vendosin se kush është personi që duhet ta udhëheq partinë”, asht shprehê ai.

Shperndaje në: