Zavendëskancelarit austriak, i cili ishte kundërshtar i Kosovës, i del video me rusen (video)

Austria asht tronditë nga skandali i nji video. Në nji filmim të mshefttë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache me gjasë i premton nji oligarke ruse mbështetje zgjedhore për tendera publikë, në rast se FPÖ kishte me qenë pjesë e qeverisë, transmeton dw.

Video e shpërndame nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” ban fjalë edhe për nji ide të oligarkes, për me ble gazetën austriake me tirazhin ma të naltë “Kronen Zeitung”, që me mbështesë FPÖ para zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Mbas skandalit me publikimin e videos, kancelari austriak, Sebastian Kurz pritet me largue nga detyra zavendësin e tij, kreun e partisë së lirë, Heinz-Christian Strache.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, simbas informacioneve të agjencisë së lajmeve dpa, e përjashton mundësinë e matejshme të bashkëpunimit me zavendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache.

Dorëheqja e 49 vjeçarit shihet si e pritshme.

Shperndaje në: