Mustafa: Prej sot i japim nënshkrimet me rrxue Qeverinë (video)

isa mustafa

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, asht shprehë i vendosun me çue në shtëpi Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e tij. Ka thanë se prej sot LDK asht e gatshme m’i dhanë nënshkrimet për rrximin e Qeverisë.

Ai ju ka ba thirrje edhe VV e PSD me u bashkue në këtë nismë.

Simbas tij, Qeveria aktuale ka bllokue Kosovën, i ka prishë raportet me ndërkombëtarë dhe ka bllokue Parlamentin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se janë tue punue në sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit.

Simbas tij, përveç LVV’s dhe PSD’s, janë tue u mundue me sigurue vota edhe nga partitë e koalicionit aktual.

“Jemi shumë të interesuar që si LDK ti kontribuojmë forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve dhe të kontribuojmë që Kosova të del para opinionin ndërkombëtar si shtet i fortë. Ne do të vazhdojmë ne do të ftojmë edhe VV dhe PSD që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet. Do i presim dhe do mundohemi që të përfitojmë dikë nga partitë e koalicionit. Si LDK jemi në gjendje që prej sot të japim nënshkrimet tona dhe do kërkojmë edhe nga të tjerët që ta bëjmë këtë punë”, shtoi Mustafa.

Shperndaje në: