Pushka me laser që kall objektivin 1 km larg (video)

Ushtria kineze po zhvillon disa armë të avancueme, të cilat munden me ndihmue në pozicionimin e kombit kinez si forca ma e fuqishme ushtarake në botë, e cila me laser mundet me kall objektivin 1 kilometër larg.

Nji nga këto armë asht nji laser portativ, që mundet me kall nji objektiv që asht afërsisht nji kilometër larg.

Pajisja quhet pushkë ZKZM-500 dhe ndërkohë që klasifikohet si “jo-vdekjeprumëse”, ajo mundet me vnue në zjarr mishin e njeriut.

Arma gjuen nji rreze që nuk mundet me u zbulue me sy të lirë, por ka aftësinë me depërtue edhe nëpër dritare.

Shperndaje në: