Skandali n’Austri, Kurz merr këtë vendim

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka deklarue këtë të Shtune se vendi ka m’i mbajtë zgjedhjet e parakohshme sa ma shpejtë që asht e mundun.

Kjo vjen mbas dorëheqjes së zv.kancelarit Heinz-Christian Strache, i cili u përfshi në nji skandal korrupcioni me rusët.

“Mjaft asht mjaft” tha Kurz sot gjatë konferencës për media, tue shtue se ai nuk ka me kambëngulë që partia e zv.kancelarit me qëndrue në koalicion, për shkak se ata ishin përfshi disa herë në skandale të ndryshme, raporton Euronews,

Shperndaje në: