Qe kush fitoi e hupi ne veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikue rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Leposavic, Zubin Potok, Zvecan dhe Mitrovicë e Veriut.

Simbas të dhanave nga KQZ, kandidatët e Listës Serbe kanë fitue mbi 90 përqind të votave në katër komunat.

Në Leposavic, kandidati për kryetar nga Lista Serbe, Zoran Todic i ka fitue 7015 vota apo 96.6%, pasue nga kandidati i PDK, Shaqir Hetemi, i cili i ka marrë 144 vota apo 2.0%, kurse kandidati i VV, Fisnik Veseli ka marrë 105 vota apo 1.4%.

Në Mitrovicën e Veriut, Goran Rakic nga Lista Serbe i ka fitue 7092 vota apo 90.1%, Gonxhe Çaushi nga PDK ka marrë 454 vota apo 5.8% dhe Erden Atiq nga VV ka marrë 324 vota apo 4.1%.

 

Shperndaje në: