Kështu përgjigjet Ahmeti lidhun me thirrjen e Mustafës për rrximin e Qeverisë Haradinaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, përmes nji postimi në Facebook ka thanë se përkrah këshillimet e partive opozitare për rrximin e Qeverisë

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa ka ba të ditun se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarët e dy partive tjera opozitare, Albin Kurtin nga LVV dhe Shpend Ahmetin nga PSD, për me u dakordue lidhun me veprimet për mocionin për rrximin e Qeverisë.

Ahmeti ka thanë se e mirëpret këtë thirrje të Mustafës.

“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkrue Ahmeti në Facebook.

Shperndaje në: