Die Presse: Video-skandalet nganjiherë nuk i bajnë keq karrierës, kqyreni Ilir Metën (foto)

Gazeta e madhe austriake Die Presse ka analizue në nji shkrim të saj incidentet me videopërgjime, mbas skandalit që plasi me zv.kancelarin austriak dhe që çoi në zgjedhje të parakohshme Austrinë.

Ilustrimi kryesor i shkrimit, siç shihet, asht ai i Ilir Metës, nji rast, simbas gazetës, që tregon se skandalet disa herë nuk i pengojnë ngjitjet në karrierë.

Qe pjesë nga shkrimi i Die Presse:

Fakti që një video inkriminuese nuk duhet të çojë deri në fundin e një karriere politike, por në fund të fundit nuk e pengon ngritjen deri në krye, tregohet me shembullin e Ilir Metës në Shqipëri: Një aparat fotografik kapi nënkryetarin e qeverisë në marrëveshje me makinacione korruptive. Regjistrimet u dërguan në media, por nuk u pranuan si dëshmi.

Meta, i cili fillimisht kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij pasi video u bë publike, u shpall i pafajshëm më pas nga gjykata. Më pas ai u bë president i parlamentit dhe për më shumë se dy vjet ai është tani president i Shqipërisë.

Video doli në dritë në fillim të vitit 2011. Ajo tregon ministrin e jashtëm dhe zëvendës kryeministrin kur ai ngre pretendime ndaj kolegut të tij të partisë, Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti, për t’i dhë një kompanie të caktuar ofertën e nj, nga e cila ai dukej se kishte marrë 700.000 euro ryshfet, për t’i dhënë një tender për ndertimin e një hidrocentrali…

…Në klimën politike të tensionuar të shqiptarëve, video menjëherë ngjalli zemërimin e masave. Kur demonstruesit e zemëruar të opozitës së atëhershme socialiste u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë, katër protestues u qëlluan për vdekje. Meta mbijetoi stuhinë politike dhe ligjore pas tërheqjes së tij strategjike. Më kot, prokurori kërkoi dy vjet burg. Meqë socialistët kishin nevojë për një partner në vitin 2013, shefi i PS Edi Rama iu drejtua Metës dhe partisë së tij LSI për koalicion. Aleanca vazhdon sot, dhe Meta u zgjodh numri një i shtetit…

Shperndaje në: