Wanda Nara tregon a e don Icardi Juventus’in

Grueja dhe përfaqësuesja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka mohue të gjitha spekulimet që e lidhin burrin e saj me nji kalim te Juventusi.

Gazzetta dello Sport raportoi javën e kalueme se sulmuesi argjentinas ka ra në akord personal me Juven, por Wanda e ka mohue nji gja të tillë.

Icardi ka pasë probleme të mëdhaja me ekipin e Interit, por megjithatë kohëve të fundit gjithçka iu rikthye normalitetit.

‘’Kjo nuk asht çka ai mendon [kalimi te Juventusi]’’.

‘’Icardi kurrë nuk ka thanë se dëshiron Juventusin. Ai nuk e ka mendue asnjiherë këtë’’.

Shperndaje në: