Kërkohet dorëheqja e Flora Brovinës

Organizatat që përfaqësojnë të mbijetuemit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë kanë organizue marsh protestues m’i mbështetë të mbijetuemt e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Protestuesit kanë ba thirrje për dorëheqjen e deputetes Flora Brovina.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, e ka dënue publikimin e fotografisë së rrejshme nga deputetja Flora Brovina, që pretendohej dhunimi i nji grueje shqiptare nga forcat serbe.

Pjesë e këtij marshi ka qenë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell.

Shperndaje në: