S’ka kuorum në Kuvend, ndërprehet seanca

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet e seancës plenare ku u diskutue për komisionin që ka me drejtue themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njiherit iniciues i këtij Tribunali, tha se seanca ka me vazhdue shumë shpejt.

Veseli ftoi deputetët e LDK’s dhe ata të Vetëvendosjes, të cilët bojkotuen seancën e sotme, me u kthye në seancë në mënyrë që bashkënisht me u votue komisioni për drejtimin e themelimit të Tribunalit.

Shperndaje në: