Deputetët e opozitës ia kanë msy me rrxue Qeverinë, qe çka pritet me ndodhë këtë javë

Deputetët partive opozitare ia kanë mësye me rrxue Qeverinë e cila udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo nismë vjen mbas paralajmërimit të kryetarit të LDK’s, Isa Mustafa se shumë shpejt ka me pastë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale.

Mustafa ka paralajmërue se këtë javë pritet takimi i liderëve të opozitës, kështu për nji mocion votëbesimi për qeverisjen aktuale, ai ka thanë se ka me pasë takim mes kryetarit të VV’s, Albin Kurti dhe atij të PSD’s, Shpend Ahmeti.

Por, opozita tash janë në kërkim të votave edhe nga deputetët e pozitës, ata madje pranojnë edhe votat nga deputetët e Listës Serbe për rrximin e Haradinajt.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, për Kosova Press e ka rikonfirmue takimin e liderëve të partive opozitare mbrenda kësaj jave, qëllimi i të cilit tha se asht intensifikimi i bashkëpunimit në mes tyne dhe koordinimin rreth përmbajtjes së mocionit për rrxim të qeverisjes aktuale.

Deputetja e partisë opozitare ma të madhe në vend, Vjosa Osmani, nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit për rrëxm të qeverisë edhe me deputetët e Listës Serbe, teksa u shpreh se ky vendim ka me u marrë ë ditët në vazhdim.

Shperndaje në: