“Qysh ndodhi kjo’ – Kqyreni me çka goditet udhëheqësi i Partisë Brexit, Nigel Farage (video/foto)

Lideri i partisë opozitare, Nigel Farage, i cili mbështet largimin e Anglisë nga BE asht goditë me nji milkshake në nji marshim në rrugën e Newcastle.

Policia vendase arrestoi mbas ngjarjes 32-vjeçarin që goditi politikanin.

Nigel Farage edhe pse i bamë ibret nga pija e milkshake vazhdoi marshimin dhe dha nji intervistë për BBC në të cilën analizoi se pse Brexit asht e vetmja zgjidhje për Anglinë.

Farage u ndigjue tue thanë “Qysh ndodhi kjo?”, mbasi ai ishte largue sigurisë, ndërsa mandej ai u arrestue nga polica./DailyMail

Shperndaje në: