Komediani ukrainas menjiherë mbasi u betue President e bani këtë veprim që ka me ju lanë pa fjalë!

Presidenti i sapozgjedhun i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u betue dhe mori detyrën mbas fitores mahnitëse në zgjedhjet e muejit të kaluem me 73 % të votave.

Hapi i parë i ish komedianit, yllit televiziv që luente rolin e presidentit në emisionin e tij, sot tregoi anën serioze ku shpërndau parlamentin dhe shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Deri tash nuk ishte e qartë se çfarë qëndrimesh dhe politikash planifikon Presidenti Zelenskiy përveç disa slloganeve dhe fjalimeve të pakta gjatë fushatës, që ishin edhe pjesë e satirës së emisionit të tij, e fitorja e tij e trimnoi sot që vendimi i parë i tij ishte shpërndamja e parlamentit 5 muej para kohe me arsyetimin se në Ukrainë politikanët po i shfrytëzojnë postet me u pasunue.

Shperndaje në: