Presidenti Thaçi: Ky asht plani jem për korrigjim të kufijve (video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folë për korrigjimin e kufijve në emisionin Open në TCH.

“Une kam qene shume transparent ne prezentimin e idese sime, qe asht shume origjinale, tue respektue referendumin e viteve 90’ta, kur qytetaret e Lugines se Presheves kane shprehe vullnetin e tyne me u bashkue me Kosoven dhe tue pa rrezikun egzistencial te komunave shqiptare atje, une mendoj se duhen me u bashkue me Kosoven, dhe kjo nenkupton korrigjimin e padrejtesive historike pa e cenue territorin e Kosoves”, asht shprehë Thaçi, transmeton Rrokum.TV

Tutje, Presidenti Thaçi ka shtue:

“Ideja per shkembimin e territoreve asht prezentue fillimisht nga Presidenti Rugova ne vitin 1994, mandej nga akademiku Rexhep Qosja, akademiku Nexhat Daci, nga shume zyrtarë te LDK’s, ndersa per mue ky shkembim paraqet pazar dhe e kam refuzue, kjo ide nuk perkon me idene teme per korrigjim”, perfundoi Thaçi./Rrokum.TV

Shperndaje në: