S’ka lojë me Amerikën: Paralajmëron sanksione edhe për Gjermaninë

Projekti i tubacionit të gazsjellësit Nord Stream 2 asht shëndrrue në pikë kontestimi mes SHBA’ve dhe Gjermanisë, por edhe disa shtete anëtare të BE nga Europa lindore e veriore, të cilat e kundërshtojnë këtë projekt mbasi i tuten mvarësisë së BE në gazin rus.

Sekretari për Energji i Shtetit Amerikan, Rick Perry, ka thanë sot se nji projektligj për sanksionim e ndalesa të randa po pregaditet “në nji të ardhme të afërt” për kompanitë që janë të përfshime në Projektin e tubacionit Nord Stream 2. Këtë deklaratë Sekretari Perry e tha gjatë vizitës së tij në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.

Sekretari Perry iu tha gazetarëve gjatë vizitës së tij për inagurimin e Presidentit të ri të Ukrainës, se “Senati i SHBA’ve ka me aprovue këtë ligj, Kongresi po ashtu e të njajtin do ta nënshkruej presidenti me çka do sanksionohet Nord Stream 2”, paralajmëroi sekretari amerikan.

Projekti Nord Stream 2 ka me u ndërtue nga kompania e Nord Stream AG, ku akcioneri kryesor asht kompania ruse GazProm me 51 % të akcioneve. Kryetari i komisionit të akcionerëve të kompanisë Nord Stream AG asht ish kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroder.

Shperndaje në: