Skandal nga Spanja: Nuk e vendosin flamurin e Kosovës në Kampionatin Botnor, por qe çka (foto)

Gjatë ditës së sotme në Pontevedra të Spanjës asht qitë shorti për Kampionatin Botnor të Juniorëve (U21) në hendboll.

Ky Kampionat Botnor do të zhvillohet gjatë muejit Korrik në Spanjë, e edhe Përfaqësuesja e Kosovës (U21) ka me marrë pjesë atje. Në shortin e hedhun sot, Kosova ka ra në nji grup me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

Por, Spanja u ba pjesë edhe e nji tjetër skandali. Afër emnit të çdo shteti pjesëmarrës u vendos edhe flamuri i tyne përkatës, por kjo nuk u aplikue edhe për Kosovën.

Krahas emnit të Kosovës, u vendos llogo e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) dhe jo flamuri i Kosovës.

Shperndaje në: