Kangëtarja shqiptare ban testin e origjinës dhe tronditet nga rezultati

Kangëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Greqi, Eleni Foureira, ka ba testin e Heritage, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovizionin, ajo bani testin e ADN’s për me i mësue detajet e origjinës etnike dhe racore.

Rezultatet ishin shokante edhe për vetë kangëtaren.

Menaxheri i kompanisë Heritage, që asht sponzor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke.

Ndërsa, nji pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuejse 70% greke?

Unë nuk jam greke, unë jam rritë në Greqi, por ndihem greke.

Nga Italia Jugore? Nuk di çka me thanë…”, ka thanë kangëtarja Foureira mbasi mësoi rezultatet e testit të Heritage.

Shperndaje në: