Sulmohet Parlamenti i Greqisë, persona të maskuem hedhin bojë dhe bomba tymuese (video)

Nji grup prej 15 personash të maskuem kanë sulmue me bojë dhe me bomba tymuese Parlamentin e Greqisë.

Ngjarja ka ndodhë mesditën e sotme, rreth orës 14.00, kur grupi i agresorëve ende të paidentifikuem kanë hedhë bojë dhe tymuese në drejtim të godinës së legjislativit grek.

Nga të dhanat e deritashme, Policia helene njofton se po hetohet nëse personat që e kanë krye aktin kanë lidhje me rastin Koufodinas.

Motivet e sulmit janë ende të paqarta. Akte demonstrative të kësaj natyre janë ndërmarrë shpesh nga grupime ekstremiste majtiste në Greqi.

Shperndaje në: