Serbët tmerrohen – Ushtarët e Kosovës dhe Shqipnisë kcyen nga anijet kroate

Zbarkimi i qinda ushtarëve të Shqipnisë dhe Kosovës nga dy anije kroate në portin e Zadarit dje, në kuadër të ushtrimeve ndërkombëtare “ Emergency Response 19”, që ka fillue me 10 Maj dhe ka me zgjatë deri me 6 Qershor të këtij viti, ka tmerrue serbët, mbasi asht hera e parë që ushtarë shqiptarë nga Shqipnia e Kosova zbarkojnë në ujnat kroate, transmeton Rrokum.TV

Këtë gja e ka pohue edhe komandanti i nji prej anijeve, Davor Alujevic, tue thanë se “asht hera e parë që anijet Marinës, kanë transportue forcat shqiptare dhe kosovare, nga porti i Durrësit”, shkruen B92.

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, ka thanë se këto ushtrime ushtarake janë pjesë e organizimit ndërkomëbtar “Emergency Response 19”.

Në këtë ushtrim, po marrin pjesë rreth 1600 ushtarë, nga Kraocia, Sllovenia, Hugaria, SHBA’të, Shqipnia, Polonia, Mali i Zi, Franca, Anglia, Lituania, Maqedonia Veriore, Bosnja, Italia, Gjermania dhe Kosova.

Shperndaje në: