Në Holandë ankohen: Shqiptarët na kanë pushtue me drogën (foto)

Shqiptarët duket se kontrollojnë tregun e drogës në Holandë.

Kjo vërtetohet edhe në nji operacion të Policisë Holandeze, e cila ka zbulue nji laborator ku rritej kanabis.

Në pranga ka ra nji 34-vjeçar nga Shqipnia, 2 marokenë si dhe nji grue.

“Hetimi penal ka tregue se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshimë në kultivimin e kanabisit”- u shpreh në nji deklaratë Policia Holandeze.

Madje, operacioni kishte emnin “Shqipëna”.

Grupi i drogës

Zbulimi i grupit që merrej me rritjen e kanabisit u realizue mbasi nji agjent i msheftë ra në kontakt me shqiptarin, i cili dyshohet se drejtonte bandën. Droga u zbulue në rajonin e Limburgut, i cili asht nji ndër rajonet ma të mëdhaja në Holandë.

Shqiptarët duket se kanë përdorë nji kompani që merret me transport për me i pague qiratë, në mënyrë që të mos zbuloheshin nga policia. Simbas mediave holandeze, nji kompani në Groenstraat në Geleen, jau ka pague qiranë shqiptarëve. Pikërisht kjo kompani dyshohet se ban edhe transportin e pareve nga Holanda drejt Gjermanisë ose Belgjikës, mbasi kishte qendra në këto shtete.

Mediat dhe policia holandeze po japin gjithmonë dhe ma shumë alarmin, se shqiptarët janë rreziku nr.1 për drogën.

“Të gjitha rastet e fundit që asht zbulue drogë, rezulton se janë shqiptarët të përfshimë. Ata kanë në dorë këtë treg”, – thojnë mediat holandeze.

Shperndaje në: