E thojnë nga Gjermania: Kosova i ka përmbushë kushtet për liberalizimin e vizave

Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michal Roth, ban thirrje për ma shumë përfshimje të Bashkimit Europian në rajon.

Ai në nji intervistë për Spiegel ka folë për çashtjen e vizave të Kosovës.

“Na nuk e promovojmë atë si nji dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushë kushtet e BE. BE nuk duhet me dhanë përshtypjen se na s’po lëshojmë pe gjithnji dhe përsëri. Në qoftë se na lamë nji vakuum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyne, kane me u nda me vendet si: Kina, Rusia, Turqia”.

Shperndaje në: