Thaçi: Korrigjimi i kufijve, i nevojshëm – kam me kërkue përkrahjen e Macron

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se vazhdon me iu përmbajtë idesë së tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Thaçi ka ba me dije se për konkretizimin e këtij propozimi ka me kërkue përkrahjen e presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë punimeve në Samitin e radhës që mbahet me datën 1 Korrik në Paris mes liderëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

E shoh si të nevojshëm një korrigjim kufiri, pa e prekur asnjë centimetër të Republikës së Kosovës. Jam për korrigjim, jo për shkëmbim, dhe këtë ide do ta prezantoj në Paris.”- asht shprehë Thaçi në nji dalje publike.

Shperndaje në: