Identifikohen dy mjekët e spitalit privat “Bahceci”, të arrestuem për trafikim të organeve (foto)

Dy doktorëve të spitalit privat “Bahceci”, Murat Ozel dhe Trina Nushi-Jahjaga, si dhe nji mjeku tjetër me inicialet L.P., iu asht caktue masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata Themelore në Prishtinë javën e kalueme.

Ozel, Nushi-Jahjaga dhe L.P., dyshohen se bashkëkryemje kanë krye veprën penale të “Transplantimit të kundërligjshëm dhe tafikimit të organeve dhe qelizave njerëzore”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmue se me 17 Maj, Gjykata jau ka caktue masën e arrestit shtëpiak tre të dyshuemve për transplantim të paligjshëm të organeve.

“Më 17.05.2019, prokurori i rastit ka ushtruar kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve të lartcekur, me ç’ rast Gjykata ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ndaj tyre”, ka thanë për Insajderin, Laureta Ulaj, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Insajderi ka identifikue dy prej mjekëve të arrestuem nga Policia e Kosovës, ndërkaq emni i nji tjetri ende nuk asht i njoftun për redaksinë.

Të arrestuemit Mural Ozel dhe Trina Nushi-Jahjaga, janë specialistët për Obstetrikë dhe Gjinekologji dhe veprojnë në klinikën private “Bahceci”. /Insajderi.com

Shperndaje në: