Serbia njeh me ligj ryshfetin: Qe sa ju lejohet mjekëve

Qeveria e Serbisë ka miratue Ligjin e ri të Kujdesit Shëndetësor, me anë të të cilit ka legjitimue ryshfetin që mjekët marrin nga pacientët për me krye nji operacion.

Simbas këtij akti, ryshfeti ka me u konsiderue si dhuratë dhe e cila mundet me shkue deri në 462 euro.

Ligji i ri i miratuem me datën 3 Prill jau lejon mjekëve me pranue dhurata nga pacientët apo familjarët e tyne.

Këto dhurata nuk duhet me kalue pagën mesatare neto e cila asht 462 euro, shkruen politika.rs, transmeton Gazeta Shneta.

Shperndaje në: