Policia flet për alarmin e bombës në Prishtinë, tregon a ka të dyshuem

Majori Shkëlzen Xhafa, ka thanë para mediave se kërcënimi për mjete të dyshueme ka ardhë përmes nji telefonate.

Rreth orës 10:30 kemi marrë një thirrje telefonike për një mjet të dyshimtë shpërthyes në dy objekte. Policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje me të gjitha njësitet relevante dhe është evakuuar i gjithë personeli”, ka thanë Xhafa.

Ai ka shtue se tash për tash nuk ka persona të dyshuem dhe se të gjitha veprimet janë tue u krye në koordinim me prokurorin.

Për momentin jemi në procedim e sipër po presim që njësitë relevante ta kryejnë punën e vet, e pastaj Policia do të dalë me një deklaratë gjithëpërfshirëse. Për momentin nuk ka ndonjë të dyshuar, vetëm një kërcënim përmes një telefonat e kemi pranuar. I kem dy ndërtesa të shënjestruara , njësitë janë duke evakuuar objektet”, tha Shkelzen Xhafa nga Policia e Kosovës.

Shperndaje në: