Alarmi për bombë: Prokuroria thotë se kërcënimet i atribuohen Gjykatës Speciale

Zadhanësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka dhanë detaje lidhun me kërcënimin që sot ka pranue Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ai ka thanë se personi që ka kërcënue i asht referue Gjykatës Speciale, por meqë në Kosovë nuk asht Gjykata Speciale atëherë i asht drejtue Prokurorisë Speciale.

“Sot në Këshillin Gjyqësorë të Kosovës kanë pranu një telefonatë, ku kanë marrë një kërcënim që është bërë konkretisht për Këshillin Gjyqësorë. Në atë telefonatë kanë thënë se Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Speciale, po duke e pasur parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne Prokuroria Speciale kemi marrë një kërcënim që mund të ketë bëjë lidhur me Prokurorinë Speciale”, ka thanë Lutfiu.

Shperndaje në: