Cakaj: Ibrahim Rugova, arkitekt politik i Kosovës

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipnisë, Gent Cakaj, ka kujtue presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, tue e quejt “arkitekt kryesor politik”.

“Më 24 maj 1992, 27 vite larg nga sot, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë në mënyrë demokratike President i Republikës të Kosovës. Dr. Rugova nuk ishte thjeshtë Presidenti i parë formal i Republikës së Kosovës por edhe arkitekti kryesor politik i saj në përgjithësi”, shkroi Cakaj.

“Rugova, ishte ideologu mjeshtëror i fillimviteve 90’ që e artikuloi më mirë se kushdo tjetër kërkesën për pavarësi në përputhje me nevojën për demokraci, burrështetas i pazakonshëm që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës në përmasa të pamenduara më parë, udhëheqës i jashtëzakonshëm i mosbindjes civile nën masat e dhunës të skajshme, nismëtar i palëkundur i krijimit të sistemit paralel të Kosovës dhe qytetar vetëmohues i lëvizjes paqësore të Kosovës!”.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipnisë shroi se, “askush nuk do të shkëlqejë më shumë, nuk do të rrezatojë shpresë më tepër në kohëra të vështira dhe nuk do të shpërndajë frymëzim e idealizëm më të lartë sesa Rugova në vitet e tij! Zoti e Bekoftë Kosovën dhe Miqtë e saj”, përfundoi Cakaj./Rrokum.TV

Shperndaje në: