E papritun: Ramos largohet nga Real Madrid, ky asht ekipi i tij i ri?

Simbas ‘El Chiringuito’, dhe ma vonë e konfirmueme edhe nga ‘Marca’, Sergio Ramos po konsideron largimin nga Real Madrid mbas 14 vjete.

33 vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, por situata e tij në Bernabeu nuk asht e mirë, tue ia fature dështimet e ekipit në sezonin 2018/2019.

Për të janë të interesueme PSG dhe Manchester United, por raportohet se ka marrëveshje me Milan.

Shperndaje në: