Propozimi që po e then rrjetin, milioneri 63-vjeçar i propozon të dashtunës 25-vjeçare në Cannes (foto)

Figura të njoftuna publike kaluen në tepihun e kuq të Cannes gjatë këtyne ditëve, tue tërhekë vëmendjen me paraqitjen e tyne dhe tue u ba kryefjala e diskutimit në media.

Mirëpo, nji çift misterioz ka marrë vëmendjen e të gjithëve, mbasi nji burrë asht ulë në gjuj dhe i ka propozue për martesë partneres në tephiun e kuq të Festivalit të Filmit.

Grueja e veshun me nji fustan të kuq ka thanë “Po”, tue e përqafue e puthë mandej partnerin e saj dhe sigurisht ky moment s’ka mujt me pshtue nga paparzz’ët, siç mundeni me i pa në këto foto.

Mirëpo, ai nuk asht aq misterioz mbasi bahet fjalë për milionerin grek, Milos Kanta, dhe nji show-girl nga Portugali, të cilët tërhekën vëmendjen me nji propozim për martesë.

63 vjeçari i ulun në gjuj ia ka dhurue unazën e martesës të dashtunës së tij 25 vjeçare.

Ky propozim vjen 6 javë mbasi ata të dy kishin fillue romancën.

Shperndaje në: