Loja e Listës Serbe me shtetin e Kosovës, pa i marrë mandatet paralajmërojnë dorëheqje

Lideri i Listës Serbe, Goran Rakic, tha sot mbas takimit me presidentin e Serbisë se kryetarët e komunave të veriut janë të gatshëm me u largue përsëri nga mandatet e tyne.

Mbas takimit të përfaqësuesve politikë serbë të Kosovës me presidentin e serb, Aleksandar Vucic, Rakic theksoi se kryetarët e komunave janë gati me u largue nga institucionet, nëse nuk ka mirëkuptim të Prishtinës.

Simbas Rakic, fitorja e Listës Serbe asht fitorja e unitetit serb.

“Në takimin e sotëm, na falënderuem Presidentin Vucic për përkushtimin e tij, në gjithçka që po ban ai për me na e ba ma të lehtë jetesën në Kosovë”, tha Rakic.

Rakic ju ka ba thirrje bashkësisë ndërkombëtare me respektue vullnetin e popullit dhe shtoi se nuk kishte marrë asnji urim nga ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtare që i gjithë procesi kishte kalue në paqe.

Shperndaje në: