Djuric tregon a e mbështet Lista Serbe rrximin e Haradinajt

Të Premten për në Beograd kanë udhëtue përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët janë takue me presidentin serb, Aleksandar Vucic, dhe drejtorin e te ashtuquejtunës “Zyra për Kosovën”, Marko Djuric.

Mbas këtij takimi, Vucic ka kërcënue me masa ndaj Kosovës, Rakic me dorëheqje të serishme nga postet kryetarëve, e Djuric ka thanë se Lista Serbe asht e gatshme me i dhanë votat për rrximin e Qeverise Haradinaj nga pushteti.

“Lista Serbe nuk ka me u kthye në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por asht e gatshme me mbështet secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrximin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thanë Djuric.

Shperndaje në: