Mbas disa dështimeve me çue Brexit para, Theresa May jep dorëheqje

Kryeministrja e Britanise se Madhe, Theresa May jep doreheqje si kryeministre dhe lidere e konzervariveve me 7 Qershor. Largimi i saj i hape rruge gares per caktimin e kryeministrit te ri. 

Permes nji fjalimi emocional publik, ajo tha se ka ba te pamunduren qe me cue para Brexit dhe ishte cashtje e pendimit te thelle qe nuk ka muejt me ba ashtu. 

May tha se ka me vazhdue me sherby si kryeministre derisa fillon kontesti i lidershipit konzervativ, i cili pritet m’u zgjedhe deri ne fund te Korrikut. 

Megjithate, May ka me qene kryeministre ende kur presidenti amerikan Donald Trump shkon per vizite shtetnore ne Britanine e Madhe ne fillim te Qershorit. 

Trump per lajmerimin e May tha: ‘Ndihem keq per Theresan. Me pelqen shume. Ajo asht nji grue e mire dhe ka punue shume, por ajo asht shume e forte’. 

Per poziten e liderit te konzervative jane deklarue se kane me grue sekretari i jashtem Jeremy Hunt, Boris Johnson, Esther McVey dhe Rory Stewart dhe shume tjere.

Shperndaje në: