‘Molla e Kuqe’ u arrestue në shtëpinë e tij, gjykata merr vendim për të

Remzi Shala, i ikun mbas ardhjes së ftesës nga Specialja asht arrestue dje në Kosovë.

Megjithatë, arrestimi i tij ka ardhë mbas nji fletarresti të lëshuem nga Gjykata vendore, për nji rast të mahershëm në të cilin Shala asht tue u gjykue.

E detaje të reja për arrestimin e tij ka dhanë avokati i Remzi Shalës, Natal Bullakaj.

Ai ka thanë se Shala asht arrestue në shtëpinë e tij, mbasi që ndaj tij ka pasë urdhënarrest.

Bullakaj po ashtu ka ba të ditun se ndaj Shalës asht caktue paraburgim prej 30 ditësh.

“Ai është arrestuar në shtëpinë e tij. Ndaj tij ka pasur fletëarrest, dhe menjëherë pas arrestimit unë jam njoftuar nga Prokuroria. Ndaj Shalës është vendosur paraburgim prej 30 ditësh”, ka ba të ditun Bullakaj.

E Remzi Shala, ish ushtar i UÇK’s i njoftun si komandant ‘Molla e Kuqe” ishte arratisë nga Kosova menjiherë mbasi që atij i kishte ardhë ftesa me u paraqitë para zyreve të Prokurorit të Specializuem të Hagës.

Shperndaje në: