Tirane: Protestuesit gjujn bojë e petarda drejt Kryeministrisë (video)

Protestuesit e opozitës shqiptare, gjatë protestës së sontme ne Tirane, janë tregue paqësorë.

Ata kanë gjuejt drejt godinës së Kryeministrisë ne Tirane vetëm bojë dhe disa petarda.

Ndërkohë organizatorët e protestës janë kujdes me i shmang konfrontimet me policinë.

Në mënyrë simbolike gjatë kohës që Lulzim Basha mbajti fjalimin e tij, protestuesit kanë hape nji flamur të madh të bashkuem, të Shqipnisë dhe BE.

“Janë dy flamuj të mëdhenj te hapur ne proteste. Flamuri kombëtar dhe ai i BE. Mesazhi është se shqiptaret janë te bashkuar, përtej bindjeve politike, me kauzën e opozitës për zgjedhje te lira e te ndershme, për te vendosur ata me vote te lire qeverinë dhe jo krimi, për te hapur dyert e mbyllura prej 6 vjetësh”, thekson PD.

Shperndaje në: