Trump tue luejt golf n’Japoni, i quen ‘armë t’vogla’ testet raketore të Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump ka largue shqetesimet per testet e raketave te Korese Veriore, gja qe bjen ne kundershtim me keshilltarin nacional per siguri te tij. 

Menjihere mbas arritjes se tij ne Japoni te Diellen, Trump ne Twitter i quejti raketat e koreanoveriore ‘arme te vogla’.

Por, keshilltari amerikan nacional per siguri, John Bolton tha te Shtunen se keto teste dhunuen rezolutotat e OKB’s. 

Presidenti Trump nisi viziten ne Japoni te Diellen dhe mbas takimit me kryeministrin Shinzo Abe shkuen me luejt golf. Trump shkroi ne Twitter: ‘Korea e Veriut ka leshue disa arme te vogla, te cilat shqetesuen disa nga njerezit e mi, por jo mua. Kam besim se lideri Kim ka me mbajte premtimin ndaj meje’. 

Kjo nuk asht hera e pare qe presidenti Trump bjen n’kundershtim me Bolton, e po ashtu me shtetin e tij nikoqir. 

Edhe kryeministri Abe ne javen e kalueme i quejti testet e Korese se Verout si ’ekstremisht jo te mireseardhuna’. Edhe Abe akuzoi Korene e Veriut per shkelje te rezolutave te OKB. 

Dallimet mes presidentit dhe keshilltarit te tij per siguri u verejten ne ngjarjet e fundit ne politiken e jashtme, si me krizen ne Venezuela dhe marredhaniet e Amerikes me Iranin. 

Shperndaje në: