Mustafa me deputetë dakordohen me rrxue Haradinajn sa ma shpejt

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, sot ka zhvillue nji takim me grupin parlamentar, ku temë diskutimi ka qenë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Deputeti i LDK’s, Arben Gashi, ka konfirmue për Periskopin se kanë folë për hapat e matutjeshëm rreth kësaj çashtje.

‘Po është diskutuar për mocionin ndaj Qeverisë’, ka thanë Gashi.

Ndërsa ma vonë, në nji kumtesë për media, LDK ka dhanë ma shumë detaje nga takimi.

‘’Në takim u bisedua dhe u dakordua për veprimet e nevojshme për të proceduar me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë. U vlerësua se është në interesin e Kosovës që sa më parë vendi të ketë një Qeveri normale’’.

‘’Kryetari Mustafa dhe deputetët e LDK-së vlerësuan se korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme’’.

Tutje nga LDK thuhet se në ditët në vazhdim kane me u dakordue rreth kësaj çashtje.

‘’Në ditët në vijim LDK dhe grupi parlamentar do të zhvillojnë takimet e nevojshme me grupet e tjera parlamentare për të dakorduar hapat që do të ndërmerren’’.

Shperndaje në: