Presidenti Thaçi kërkon bashkim kombëtar: Kjo asht rruga ma e qendrueshme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, edhe sot asht deklarue rreth idesë së bashkimit kombëtar.

Në 20 -vjetorin e operacionit ushtarak “Shigjeta” – drejtimi operativ numër 2, presidenti Hashim Thaçi ka folë sërish për bashkimin kombëtar.

Thaçi ka thanë se derisa Bashkimi Europian po e diskriminon Kosovën dhe po e vonon të ardhmen europiane të Shqipnisë, rruga ma e mirë dhe ma e qëndrueshme aktualisht mbetet respektimi i vullnetit të dy shteteve tona të ndame padrejtësisht, që tash e tutje të jetojnë në nji shtet të vetëm, tue bashkue kombin tonë.

“Bashkimi kombëtar është e drejtë historike dhe vullnet i qytetarëve tanë”, ka thanë ndër të tjera Thaçi.

Shperndaje në: