Hoti flet për mungesën e Teuta Rugovës në mbledhjen e LDK’s për rrximin e qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, nuk e din arysen se pse deputetja e kësaj partie, Teuta Rugova, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të partisë në të cilën u diskutuen veprimet e nevojshme për rrximin e qeverisë.

Teuta Rugova ka vendosë mos me marr pjesë në këtë mbledhje të Grupit Parlamentar të LDK’s.

E për këtë nuk e ka njoftue as shefin e Grupit Parlamentar, Avdullah Hotin.

Hoti ka thanë se nuk e din arsyen e mungesës së deputetes në këtë mbledhje, mbasi që nuk ka marrë naj njoftim apo arsyetim nga ajo.

“Nuk e di, drejt me thënë.. Nuk më ka dërgu ndonjë njoftim. Nuk më ka shkru për arsyet e mungesës”, ka thanë Hoti për Insajderin.

Ndërkaq, kjo nuk asht hera e parë që deputetja Teuta Rugova shpërfill vendimet e partisë në të cilën ban pjesë.

Shperndaje në: