Heldt: Po pregaditet nji takim Kosovë-Gjermani për vizat

Gjermania asht tue u ba gati për takimin bilateral ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave.

Kështu ka pohue gjatë ditës së sotme Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Këto komente Heldt i bani gjatë nji vizite në Novobërdë, ku asht restaurue Kalaja e Artanës.

Ai pohoi se për këtë çashtje ka pasë bisedime në Qeverinë gjermane dhe se për detajet tjera të pajtimit që kanë pasë kryeministri Haradinaj dhe ministri i mbrendshëm i Gjermanisë, ka me pasë nji takim të radhës.

“Për çashtjen e liberalizonit të vizave ka pasë bisedime në qeverinë gjermane. Kryeministri i Kosovës e ka pasë nji takim me ministrin e mbrendshëm të Gjermanisë, dhe ata në atë takim janë marrë vesh që detajet e tjera për këtë pajtim të cilin e kanë pas% për çashtjen e liberalizimit të vizave, t’i diskutojnë në takimet bilaterale dhe pregaditjet për këtë takim janë në vazhdimësi”, tha ai.

Shperndaje në: