Kush janë deputetët e ri të Parlamentit Europian? Nga ish-shoferi i kamionit te Berlusconi

Mbesa e nji diktatori, nji anëtar kontrovers i Brexit deri te Silvio Berlusconi, janë disa prej deputetëve që do të futen në Parlamentin Europian.

Votuesit në të gjithë BE’n hodhën votat e tyne tue nisë nji kapitull të ri në politikën e bllokut prej 28 vendesh.

Kandidatët fitues do të kenë vendet e tyne në Parlamentin Europian për pesë vjetet e ardhshme. Si deputet ata do të kenë fuqinë me miratue, amendue apo refuzue legjislacionin e BE, që don me thanë se votat e tyne dot ë prekin rregullat e gjithçkaje, që nga emigrimi te mjedisi.

Silvio Berlusconi, tashma 82-vjeçar rikthehet në Parlamentin Europian. Nji risi asht Jordan Bardella, ylli në ngjitje i ekstremit të djathtë të Marin le Pen që asht vetëm 23 vjeç. Ai ka thanë se objekti i partisë së tij asht me i mbrojtë njerëzit nga globalizmi.

Nji emën tjetër asht ai i Oriol Junqueras, i cili në fakt aktualisht asht në burg. Katalanasi akuzohet për rebelim, trazina dhe keqpërdorim të fondeve publike dhe për rolin e tij në protestës e Katalonias për me u nda nga Spanja në 2017.

Robert Biedron, progresisti polak gay i zgjedhun në nji vend fanatik i katolicizmit. Pikërisht në fushatë ai ka kërkue ndamjen e kishës nga shteti.

Peter Lundgren, nacionalisti suedez që përballet me akuzat për abuzim seksual, nji ish shofer kamioni që asht ba eurodeputet që nga 2014’ta. Prokurorët kanë nisë hetimet për akuza se ngacmonte nji kolege të partisë.

Shperndaje në: