Haradinaj në Pejë flet për Qakorrin e Kullën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka sigurue pejanët që çashtja e kufinit me Malin e Zi do të zgjidhet në mënyrën ma të mirë.

Haradinaj gjatë tubimit në shenimin e themelimit të AAK’s në Pejë, ka thanë se kufini në Qakorr e në Kullë ka me qenë me marrëveshje me shtetin fqi.

Shefi i egzekutivit ka theksue se, “zot shtëpie në Kosovë asht populli i Kosovës” pamvarësisht se siç thotë ai, i respektojnë dhe kujdesen për të gjithë popujt e tjerë.

“Çështja e kufirit me Malin e Zi është çështje në proces ne dëshirojmë sa më mirë me u marrë vesh me fqinj tonë. Dëshirojmë që kufiri në Qakorr dhe Kullë me kanë në respektim të ndërsjellët, se jemi dy fqinj dhe duhet me qenë kështu. Besoj që mënyrën më të mirë dhe miqësinë më të mirë kemi me zgjedh bashkë me fqinj tonë.

Ne kemi ende tema të hapura me Serbinë e kemi kojshi, ne nuk mërzitemi dhe nuk na vjen keq që na me u kujdes për të gjithë që jetojnë në Kosovë por zot shtëpie në Kosovë është populli i Kosovës, shtete tjera fqinj munden me bo marrëdhënie me neve por u kryer me u vendos se e kujt është Kosova , është e popullit të Kosovës, kjo është kryer në 99”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: